FAQ
Termat & Kushtet
Dakordësimi me Termat & Kushtet
Me hyrjen apo edhe regjistrimin tuaj në dyqanin online Jacadi Paris Albania (www.jacadi.al), ju pranoni dhe dakordësoheni me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi ato mund të përditësohen periodikisht.
Mbrojtja e të dhënave personale
Çdo e dhënë e juaja e vendosur në llogarinë tuaj në dyqanin online www.jacadi.al është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë) dhe me dakordësimin tuaj.
Pranimet & Refuzimet e porosive
Dyqanit Jacadi Paris Albania i lind e drejta të pranojë apo edhe të refuzojë (në raste të veçanta) porosinë tuaj. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni nëpërmjet adresës zyrtare elektronike info@jacadi.al ose me anë të një telefonate, bazuar në të dhënat e vendosura në porosinë e kryer.
Krijimi i llogarive në platformë
Dyqani Jacadi Paris Albania u mundëson çdo individi të krijojë llogarinë personale në platformë. Ju mund të porosisni produkte edhe pa qenë nevoja e regjistrimit më parë.
Porositë & Gjurmimi
Kohëzgjatja & Kosto e dërgimit të porosive
Dyqani Jacadi Paris Albania bashkëpunon edhe me palë të treta për shërbimin e transportit të porosive. Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit të transportit janë të publikuara në faqe, por i merrni edhe në momentin e marrjes së porosisë në dorëzim.
Gjurmimi i porosive
Duke qenë se dyqani Jacadi Paris Albania ofron shërbim transporti me palë të treta, si rrjedhojë gjurmimi i porosisë do të kryhet nëpërmjet sistemit të menaxhimit të postës kurier. Gjithashtu suporti i platformës do t`ju informojë në kohë reale për vendodhjen e porosisë tuaj.
Informacione & Suport
Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 (0) 69 400 9779 ose në adresën elektronike info@jacadi.al