Jacadi Paris
HISTORIA JONË
EKSPERTIZA JONË
RRETH JACADI
ELEGANCA E QËNDRUESHME
Jacadi a dit
HISTORIA JONË
Që prej vitit 1976, Jacadi Paris ka krijuar koleksione, që riimagjinojnë trashëgiminë e modës franceze për fëmijë ndër vite.
Si një markë bashkëkohore me prejardhje klasike, Jacadi krijon rroba, aksesorë, këpucë dhe artikuj për të porsalindurit, të cilat festojnë magjinë dhe fantazinë e fëmijërisë. Kijuar për çdo moment të veçantë të fëmijërisë gjithashtu dhe për të përditshmen, koleksionet tona janë për fëmijë nga 0 në 12 vjeç. Sot, Jacadi Paris ka 270 dyqane në 39 vende në qytetet më të bukura të botës, gjithashtu ka dhe shitje në rritje në internet. Në qendër të markës sonë është besimi, që ne kemi në mbështetjen e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve kudo në botë. Që prej vitit 2005, ne jemi anëtar krenar i IDKIDS COMMUNITY, komunitet ky i markave që janë të përkushtuara për mbrojtjen e fëmijëve nëpër botë.
«Rikrijimi dhe kalimi brez pas brezi i një fëmijërie të lumtur.»
1976
Themelimi i Jacadi
1983
Hapja e dyqanit të parë ndërkombëtar në Lozanë
1985
Nxjerrja e koleksionit të këpucëve
1987
Nxjerrja e koleksionit për shtëpinë
2005
Jacadi bashkohet me KOMUNITETIN IDKIDS (emri i mëparshëm: IGROUP)
2008
Jacadi fillon shitjet e para nëpërmjet internetit: jacadi.fr
2017
265 dyqane në 36 shtet
2023
Jacadi hap dyqanin e parë në Shqipëri
EKSPERTIZA JONË
KRIJIMET FRANCEZE
Çdo pjesë e koleksionit tonë krijohet dhe perfeksionohet në punishtet pariziane të Jacadi-t nga dizajnerat tanë. Puna jonë ka në qendër të saj dizenjime dhe stampime ekskluzive dhe ngjyra unike, duke i kushtuar shumë vëmendje çdo detaji.
TRADITË E NJË PUNE TË SHKËLQYER
Materiale shumë cilësore, silueta pa asnjë të metë, shumë vëmendje ndaj dizajnit, qëndisje me dorë… Ekipi ynë krijon koleksionet tona me kujdesin më të madh, gjithmonë duke pasur parasysh rehatinë, funksionalitetin dhe stilin.
Jacadi me të vërtetë mban gjallë trashëgiminë artizanale franzece të qepjes së rrobave.
p-12
RRETH JACADI-T
KOLEKSIONI
Koleksionet tona për fëmijë përherë kanë në qendër ëmbëlsinë dhe fantazinë fëmijërore. Jacadi gjendet aty, në çdo moment të jetës.
Zbuloni koleksionet>
JACADI ESSENTIELS
JTë domosdoshmet nga Jacadi janë ato stile që nuk u kalon kurrë koha, të cilave ne u kthehemi çdo stinë e i dizenjojmë në mënyrë të atillë, që të mund të kombinohen sipas dëshirës me garderobën e përditshme.
Zbuloni Essentiels>
DHURATA PËR TË PORSALINDURIT
Mbërritja e një bebi është një moment tepër i gëzueshëm dhe ne kemi çdo gjë që ju duhet për të mirëpritur të vegjlit në shtëpi. Që nga lodrat e deri te sendet e domosdoshme për dhomën e të vegjëlve, gjej atë që të nevojitet për momentet e para të jetës së bebit.
Zbuloni idetë e dhuratave për të porsalindurit>
LIBERTY®
Sezon pas sezoni, historia e bukur mes Liberty dhe Jacadi vazhdon të zbulojë printimet më të bukura.
Zbuloni koleksionin Liberty®>
DYQANET JACADI
Gjeni një dyqan
ELEGANCA E QËNDRUESHME
Veprimet e qëndrueshme
Jacadi është i përkushtuar për të krijuar dhe prodhuar produkte me materiale më të qëndrueshme për të kufizuar ndikimin tonë mjedisor.
Cilësia gjithmonë dhe përgjithmonë
Për fëmijët që të ndihen rehat në rrobat e tyre; Jacadi vazhdon traditën dhe ruan një njohuri unike.
Veprimi për njerëzimin
Përmes mbështetjes sonë për familjet, ne angazhohemi të festojmë diversitetin dhe të promovojmë mendjehapjen ndaj njëri-tjetrit.