Shërbimi i Klientit
Shih më shumë
Që prej vitit 1976, Jacadi Paris ka krijuar koleksione, që riimagjinojnë trashëgiminë e modës franceze për fëmijë ndër vite. Si një markë bashkëkohore me prejardhje klasike, Jacadi krijon rroba, aksesorë, këpucë dhe artikuj për të porsalindurit, të cilat festojnë magjinë dhe fantazinë e fëmijërisë. Kijuar për çdo moment të veçantë të fëmijërisë gjithashtu dhe për të përditshmen, koleksionet tona janë për fëmijë nga 0 në 12 vjeç. Sot, Jacadi Paris ka 270 dyqane në 39 vende në qytetet më të bukura të botës, gjithashtu ka dhe shitje në rritje në internet. Në qendër të markës sonë është besimi, që ne kemi në mbështetjen e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve kudo në botë. Që prej vitit 2005, ne jemi anëtar krenar i IDKIDS COMMUNITY, komunitet ky i markave që janë të përkushtuara për mbrojtjen e fëmijëve nëpër botë. « Rikrijimi dhe kalimi brez pas brezi i një fëmijërie të lumtur »
Çdo pjesë e koleksionit tonë krijohet dhe perfeksionohet në punishtet pariziane të Jacadi-t nga dizajnerat tanë. Puna jonë ka në qendër të saj dizenjime dhe stampime ekskluzive dhe ngjyra unike, duke i kushtuar shumë vëmendje çdo detaji.
Materiale shumë cilësore, silueta pa asnjë të metë, shumë vëmendje ndaj dizajnit, qëndisje me dorë… Ekipi ynë krijon koleksionet tona me kujdesin më të madh, gjithmonë duke pasur parasysh rehatinë, funksionalitetin dhe stilin.
Jacadi me të vërtetë mban gjallë trashëgiminë artizanale franzece të qepjes së rrobave.
Koleksionet tona për fëmijë përherë kanë në qendër ëmbëlsinë dhe fantazinë fëmijërore. Jacadi gjendet aty, në çdo moment të jetës.
Të domosdoshmet nga Jacadi janë ato stile që nuk u kalon kurrë koha, të cilave ne u kthehemi çdo stinë e i dizenjojmë në mënyrë të atillë, që të mund të kombinohen sipas dëshirës me garderobën e përditshme.
Mbërritja e një bebi është një moment tepër i gëzueshëm dhe ne kemi çdo gjë që ju duhet për të mirëpritur të vegjlit në shtëpi. Që nga lodrat e deri te sendet e domosdoshme për dhomën e të vegjëlve, gjej atë që të nevojitet për momentet e para të jetës së bebit.
Jacadi sjell ekspertizën më të mirë në krijimin e koleksionit të këpucëve, të mirënjohur për përkushtimin e veçantë ndaj modës por dhe funksionalitetit. Të krijuara në Europë nga këpucëbërësit më të mirë, koleksioni ynë ofron këpucë për tri faza (Para-Ecje, Ecje, dhe për Fëmijë) me stile, që marrin parasysh këmbët vazhdimisht në rritje. Duke përdorur materiale të cilësisë më të lartë dhe teknika të sprovuara nga koha, koleksioni ynë i këpucëve është vërtet një hap përpara.